“Falma një jetë” kalon gjysmë milioni (Video)

Mediale Vip

“Falma një jetë” kalon gjysmë milioni (Video)

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:36

Bashkëpunimi i reperëve të grupit Etnon me Sinan Vllasaliun është pëlqyer tej mase nga fansat saqë po shkon rrugës që të shndërrohet në hit.

Klipi është publikuar në YouTube vetëm para katër ditësh, ndërsa deri më tash është shikuar mbi gjysmë milioni herë.

Xhirimet e klipit të këngës “Falma një jetë” janë realizuar në Turqi, derisa Genc Prelvukaj qëndron prapa kësaj kënge (me asistencë të Astrit Stafajt dhe Filloreta Raçit).

Vlen të theksohet se prej se Etnon iu rikthyen muzikës, secila këngë e tyre është shndërruar në hit, duke filluar nga “Shqip Dance”, “Pa ndjenja”, Bone sikur n’dasëm” dhe tash “Falma një jetë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat