Majkëll Dagllas i kërkon falje publike gruas

Mediale Vip

Majkëll Dagllas i kërkon falje publike gruas

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:18

Majkëll Dagllas i ka kërkuar falje Katrin Zeta Xhons për komentet që pati bërë në vitn 2013, ku pretendonte se kanceri i gjuhës mund të kurohet duke bërë seks oral.

Në një intervistë për revistën “Event”, ku ka promovuar filmin e tij të ri “Beyond the Reach”, 71-vjeçari tha se nuk ka bërë mirë që e shprehu këtë mendim pas diagnostikimit në vitin 2010.

Aktori u tha gazetarëve asokohe se nuk pendohej për stilin e tij të jetës, që përfshinte pirjen e duhanit dhe alkoolit. Mirëpo, sipas mjkëve, hipoteza e Dagllas nuk kishte kuptim nga pikëpamja mjekësore.

Aktori, i cili tashmë është kuruar plotësisht, tha se i vetmi peng i tij është poshtërimi që mund të ketë ndjerë bashkëshortja e tij dhe se e kishte bërë deklaratën për "show".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat