Nicki Minaj ëndërron të bëhet nënë

Mediale Vip

Nicki Minaj ëndërron të bëhet nënë

Më: 30 maj 2015 Në ora: 13:30

Këngëtarja Nicki Minaj ka folur për jetën e saj romantike duke thënë se kërkon shumë nga i dashuri i saj.

Reperja gjithashtu ka zbuluar se pas dhjetë vjetësh e sheh veten si nënë që punon nga shtëpia.
Duke folur për revistën “Cosmopolitan”, Minaj ka thënë se i pëlqen të jetë dominuese mirëpo më shumë ëndërron të jetë nënë e mirë për fëmijët e saj.

“Pas dhjetë vjetësh e shoh veten nënë. Do të kem dy fëmijë, vetëm nëse burri im dëshiron tre. Do të ushtroj më shumë në palestër dhe do të punoj nga shtëpia”, ka thënë Minaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat