Kush e frymëzon Armina Mevlanin?

Mediale Vip

Kush e frymëzon Armina Mevlanin?

Më: 30 maj 2015 Në ora: 10:11

Tani që jeta e saj është fokusuar 360 gradë në fushën e modës, nuk ka sesi të mos frymëzohet nga kjo botë.

Ndaj edhe këtë herë vajza e njohur e ekranit, Armina Mevlani ka vendosur të realizojë një sesion të ri fotografik nga fotografi Endrit Mërtiri, i cili në fakt nuk është aspak origjinal, por që ka si pikë referimi emra të mëdhenj të modës.

Fotoja që shihni është një model i frymëzuar nga fushata e fundit e stilistëve italiane Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana. Gjithçka vjen e frymëzuar nga pikturat dhe fotot e piktores meksikane Frida Kahlo.

Shërbimi i ri fotografik tregon thuajse në të njëjtën frymë Armina Mevlanin, e cila ka zgjedhur si aksesor shoqërues disa karafila dhe trëndafila të kuq të vendosur mbi flokë, këtë herë Made in Albania.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat