Rihanna shkëlqen e gjitha me të kuqe në Havana

Mediale Vip

Rihanna shkëlqen e gjitha me të kuqe në Havana

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:39

Për tre ditë, Rihanna ka udhëtuar në katër vende të ndryshme, nga Nju Jorku në Londër, pastaj në Majemi,dhe në Havanna, por sërish duket e jashtëzakonshme kur fotografët i vihen përballë.

27-vjeçarja dukej shumë e bukur në të kuqe teksa është fotografuar në Havana, pasi fustani, këpucët, flokët dhe buzët ishin me këtë ngjyrë.

Adhuruesit e saj që e kishin kuptuar që ishte në qytet, ishin mbledhur pranë ndërtesës kur ajo po realizonte setin fotografik. Ata kishin mundësi ta shikonin nga larg, pasi Rihanna nuk është afruar më shumë dhe ka vijuar punën normalisht.

Pasi ka mbaruar fotot, ajo është parë në një darkë me një mikun e saj, e buzëqeshur. Kjo tregon se, pavarësisht lodhjes, kishte kaluar një ditë shumë të mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat