Një bast mes Teas dhe Veselit

Mediale Vip

Një bast mes Teas dhe Veselit

Më: 29 maj 2015 Në ora: 22:53

Tea dhe Veseli janë të dy në oborr dhe po diskutojnë për masazhet e Magic Center. Tea i tregon Veselit se ajo ka përshtypjen sikur do dal këtë të shtunë. Veseli i shpreh Teas me siguri që ajo nuk del. Të dy kundërshtojnë njëri-tjetrin, saqë arrijnë të vendosin një bast, Tea mendon se do dali këtë të shtunë, Veseli jo.

Veseli i kërkon Teas që nëse ajo ikën çfarë dënimi do marrë prej saj, Tea i thotë nëse ajo ikën dhe Veseli humbet bastin, ai duhet të shkruaj në çdo pjesë të trupit Tea me ngjyrë të kuqe. Nëse, Tea nuk del dhe vazhdon të qëndroj në shtëpi dhe bastin e fiton Veseli, ai i kërkon asaj një puthje në buzë.

Tea nuk pranon, atëherë Veseli i kërkon që të flenë një natë së bashku, as këtë Tea nuk e pranon. Kushti i tretë, është që të flenë së bashku në një krevat me dy dyshek të bashkuar. Tea pranon që do të flejë me Veselin deri në momentin që njëri-prej tyre do dal nga loja.Të shohim kush do ta fitoj bastin Tea apo Vesel?!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat