Fatjoni dhe Veseli nuk lodhen nga debatet

Mediale Vip

Fatjoni dhe Veseli nuk lodhen nga debatet

Më: 29 maj 2015 Në ora: 22:16

Fatjoni dhe Veseli marrin rreze dielli buzë pishinës. Ata i rikthehen debatit të djeshëm dhe Fatjoni e quan Veselin “burracak” sepse te gjitha vajzat e shtëpisë e kanë shkelur me këmbë. Të gjithë bënin analizën e Veselit dhe ai nuk reagonte.

Veseli i thotë Fatjonit që të mbajë mendimin e tij për të sepse fjala e tij është kundër fjalës së Fatjonit. Kjo është mënyra që ka zgjedhur Veseli dhe ai nuk pret të vlerësohet nga Fatjoni. Sipas Fatjonit, Veseli nuk ka qëndrueshmëri. Veseli i thotë Fatjonit se ai është i lirë të vazhdojë ta nënvlerësojë.

Veseli thotë se i vjen rëndë nga vetja që është në një lojë me Fatjonin. Ai e ndjen veten superior. Ndërsa Fatjonit i vjen turp sepse Veseli është turpi i kësaj shtëpia. Veseli thotë se çdo gjë që thotë Fatjoni e ka prej inatit. Fatjoni dhe Veseli nuk mund të pajtohen në veprime dhe situatat e krijuara prej tyre nuk përfundojnë në qetësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat