Jennifer Lopez sulmohet në aeroport (Video)

Mediale Vip

Jennifer Lopez sulmohet në aeroport (Video)

Më: 29 maj 2015 Në ora: 20:28

Nuk është e lehtë të jesh J.Lo, por ajo tregoi se ka nerva të hekurta kur një idiot profesionist, që do të thotë një klloun, e sulmoi… me një grusht letrash shumëngjyrëshe!

Bukuroshja latine po bënte punën e saj të zakonshme në aeroport ditën e martë, pra po dukej yll e bukur si gjithmonë, kur një tip me fytyrë kllouni e kapi të papërgatitur. Do të ishte normale për këdo që të tërbohej dhe t’i kthehej ashpër kllounit, por jo për Lopez ama. Ajo u largua e qetë pa prishur gjakun.

Kllouni ofendues nuk është një idiot i zakonshëm, emri i tij është Richie the Barber dhe këtë “prapësi” ai e bëri edhe vjet me Khloe dhe Kourtney Kardashian. Dy motrat Kardashian ngritën padi kundër Richie. Të shohim nëse J.Lo do të ketë një sens humori, apo do të jetë gjykata ajo që do qeshë me kllounin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat