Tea i tregon Eleonorës variantin e saj për Veselin

Mediale Vip

Tea i tregon Eleonorës variantin e saj për Veselin

Më: 29 maj 2015 Në ora: 19:35

Tea me Eleonorën ulen në ballkon. Tea tregon se si ka nisur dhe si ka vazhduar historia me Veselin. Që kur ka hyrë Veseli ka kërkuar të afrohet me Tean. Ajo është afruar si me çdo banor të ri që ka qenë pjesë e shtëpisë së Big Brother, ka dashur ta njohë atë dhe të dijë mendimin e tij se si i është dukur Tea nga jashtë.

Veseli i ka thënë në një moment që ai ndjen për të. Këtë të shtunë ajo i ka kërkuar sqarim për këtë deklaratë të tij. Veseli i ka thënë se kjo deklaratë ka qenë për të parë reagimin e saj. Mbrëmë në darkë Veseli i ka thënë se ai do të krijojë një lidhje brenda shtëpisë, me Tean.

Eleonora supozon që kjo mund të jetë një tentativë e dytë. Veseli i ka lënë të kuptojë se pas mohimit të Teas, duket edhe diçka tjetër. Tea thotë se ajo ka qenë e vendosur në përgjigjen e saj. Eleonora duke parë karakterin e Veselit ajo mendon se ai nuk i është afruar Teas për lojë, ai është një mashkull tërheqës dhe është i bindur tek aftësitë e veta. Mbase Veseli vjen nga një realitet ku i thonë vetëm “po”, si përgjigje.
Kur erdhi droni, Tea duhet ta falënderonte Veselin dhe shoqërinë e tij, të kishte mbajtur qëndrim më të fortë dhe të sqaronte që nga ajo që dukej nuk kishte asgjë të vërtetë. Në këtë mënyrë do të ishin sqaruar të gjithë, Veseli, Tea, banorët dhe shoqëria e Veselit.

Tea ka qëndruar indiferente dhe ka qenë Veseli ai që e ka ndjekur nga mbrapa. Eleonora thotë se mashkulli është ai që bën më shumë. Pa diskutim që ai e ka parë nga jashtë por duke jetuar bashkë, përgjigja që ka marrë prej Teas nuk e ka bindur për t’u larguar.

Tea mendon se Veseli po ngul këmbë se nuk pranon jo si përgjigje sepse është mësuar gjithmonë të marrë përgjigje pozitive nga femrat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat