Mariah Carey kafshon dorën që e ushqeu

Mediale Vip

Mariah Carey kafshon dorën që e ushqeu

Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:28

Diplomacia nuk ekziston kur bëhet fjalë për Mariah Carey. Diva e skenave botërore deklaroi pa rezerva , se të qënurit pjesë e jurisë së talent show-t “American Idol”, ka qenë për të eksperienca më e keqe në karrierën shumë vjeçare.

E pyetur nëse do të rikthehej sërish në sezonin final, për t'i dhënë lamtumirën kompeticionit, ajo u përgjigj me tone të ashpra së pjesëmarrja në këtë spektakël ka qenë një gabim, se gjithçka është një show dhe se ky program është tërësisht i parealizuar dhe fals.

Një goditje e rëndë kjo për organizatorët e American Idol, megjithatë thonë se nuk ka publicitet të keq, e rëndësishme është të flasin për ty. Ku i dihet, mbase në këtë formë rritet edhe më shumë audienca e këtij spektakli!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat