Del në shitje për 100 mln $ ferma përrallore e Majkëll Xheksonit

Mediale Vip

Del në shitje për 100 mln $ ferma përrallore e Majkëll Xheksonit

Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:19

Neverland, ferma përrallore që i përket Majkëll Xheksonit, është në shitje. Bëhet fjalë për një pronë të madhe, rreth 2.700 hektarë në kontenë e Santa Barbaras, në Kaliforni, por çmimi është i kripur: 100 milionë dollarë. Blerësit më të besueshëm dhe të fuqishëm, do “të verifikohen në mënyrë të detajuar”.

Xhekson e bleu pronën në vitin 1987 për 19.5 milionë dollarë dhe banoi deri në vitin 2004, kur policia bastisi fermën në kuadër të hetimeve pas akuzave ndaj tij për abuzime seksuale me fëmijët.

Tani ka ndryshuar shumë nga kohët kur aty jetonte idhulli i miliona njerëzve. Duke filluar nga emri, tani quhet “Sycamore Valley Ranch” dhe tashmë nuk janë më shumë nga atraksionet e parkut zbavitës që e kanë bërë kaq të famshëm, siç kanë qenë elefantët dhe orangutangët, që jetonin në liri.

Gjithsesi, vazhdon të ekzistojë një shtëpi e madhe me 6 dhoma gjumi, dhe 21 struktura tjera, përfshirë “kazermën” e zjarrfikësve që asokohe u kërkua nga vetë Xhekson. Pastaj janë edhe dy pishina, dy liqene, një fushë basketbolli dhe një kinema.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat