Flet Fatmir Limaj, jeta ime me Arlindën

Mediale Vip

Flet Fatmir Limaj, jeta ime me Arlindën

Nga: Intervistoi: Dafina Xhemaj Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:22

Padyshim se secilit nga ne i intereson jeta e një personi që mbanë përgjegjësi publike. Kësaj radhe për ju lexues të dashur kemi zgjedhur që t`ju shpalosim momente nga jeta e njërit prej politikanëve më të votuar në Republikën e Kosovës. Është ky deputeti dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”, rrëfen për jetën e tij familjare, bashkëshorten e tij Arlindën, fëmijët dhe madhështinë e të qenit gjysh.

“Bota sot”: Cilat ishin momentet me te vështira nga ana emocionale qe jeni pasur ne jete?
Fatmiri:
Të them të drejtën në jetën time kam pas shumë momente të vështira emocionale si: burgosja dhe vrasja e shokëve të luftës kanë qenë momente shumë të rënda emocionale. Pastaj vdekja e prindërve dhe gruas. Po ashtu akuzat dhe shpifjet e ulëta që më janë bërë që 12 vite natyrisht që të çdo njeri shkakton dhimbje dhe i lutem zotit që askujt në botë mos t'i ndodhin padrejtësitë.

Flet Arlinda, bashkëshortja e Fatmirit

“Bota sot”: Sa ju mungon Fatmiri, kur dihet qe është shume i angazhuar?
Arlinda:
Kur ne jemi martuar unë e kam marrë parasysh faktin se natyra e punës së Fatmirit është e tillë dhe se sigurisht do ta ndjej edhe mungesën e tij, por megjithatë përkundër gjithë angazhimeve ne megjithatë gjejmë kohë të mjaftueshme për njëri tjetrin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielen në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat