Janet Jackson, gati rikthimi në skenë

Mediale Vip

Janet Jackson, gati rikthimi në skenë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:40

Vitet e fundit ka qenë larg skenave, por Janet Jackson pritet të rikthehet fuqishëm. Ajo së fundmi ka paralajmëruar se do jetë në një tur botëror për të prezantuar disa këngë të reja.

Të enjten ajo është kapur nga paparacët teksa futej në njërin nga studiot muzikore të Los Angeles. Ajo ishte veshur në atë mënyrë, që të mos diktohej nga njerëzit, por nuk i ka shpëtuar syrit të fotografëve.

Që nga martesa me miliarderin nga Katari, Wissam al Mana në vitin 2012, motra e Michael Jackson, ka qëndruar larg muzikës. Por, përmes një video mesazhi ajo ka njoftuar se do jetë sërish pranë adhuruesve të saj.

Albumi i fundit i saj daton në vitin 2008 dhe numëron dhjetë të tillë në gjithë karrierën. Adhuruesit e saj, përmes rrjeteve sociale, shpesh i kanë kërkuar që t’i rikthehet muzikës, pasi sipas tyre, ajo i mungon skenës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat