Alba i kërkon shpjegime Teas

Mediale Vip

Alba i kërkon shpjegime Teas

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:28

Kristi dhe Tea qëndrojnë për një kohë të gjatë në oborr duke u marrë me ndërtimin e piramidës. Gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë biseda të ndryshme mes tyre. Koha kalon dhe më në fund ata ia dalin të ringrejnë kanoçet në formën e piramidës.

Kristi futet për një moment brenda në shtëpi, ndërsa Tea vazhdon të bëjë rojë në oborr. në këtë moment zgjohet Alba. Duket se ajo ka dëgjuar zhurmën që shkaktuan kanoçet gjatë rrëzimit dhe shkon të shohë në oborr. Ajo gjen Tean aty dhe nis ta pyesë për piramidën.

Tea i tregon Albës se ajo po rrinte me Kristin në ballkonin e shtëpisë dhe në një moment piramida u rrëzua vetë, pa e prekur kush. Banorëve u është thënë se njëri prej tyre ka mision të fshehtë që të shembë piramidën, por banorët nuk e dinë se për cilin bëhet fjalë. Kështu ata dyshojnë te njëri-tjetri dhe për këtë arsye Alba nuk e beson Tean kur i thotë se piramida qe rrëzuar vetë.

Tea i shuan dyshimet Albës duke i thënë se si u rrëzuan disa herë kanoçet e piramidës. Pas kësaj Alba largohet, ndërsa Tea ulet në oborr. Aty vjen përsëri Kristi dhe të dy vazhdojnë të ruajnë piramidën duke biseduar për tema të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat