Kanye West dhe Bruno Mars, mes dashurisë dhe urrejtjes

Mediale Vip

Kanye West dhe Bruno Mars, mes dashurisë dhe urrejtjes

Më: 29 maj 2015 Në ora: 01:04

Nuk e dimë se si funksionon mendja e Kanye West, por sic duket, artistët të cilët dikur i ka ofenduar rëndë, i sheh sot si mundësi të arta bashkëpunimi . Pasi bëri paqe me Taylor Swift, radhën e ka pasur Bruno Mars, me të cilin producenti 88 Keys raporton se janë duke bërë një bashkëpunim. Reperi 37 vjecar, i cili në shkurt të këtij viti volli vrer kundër Brunos në rrjetet sociale, tani ka kërkuar falje publike duke thënë dhe se e vlerëson atë si artist.

Single-i ende nuk dihet nëse do të bëjë pjesë në albumin e ri të Kanye-s, me titull “Swish”, producent i të cilit do të jetë edhe P.Diddy, megjithatë e sigurtë është se me emra kaq të mëdhenj të përfshirë në të, do të kryesojë top listat muzikore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat