The Weeknd nuk di të ndalet: Dy realizime sa hap e mbyll sytë!

Mediale Vip

The Weeknd nuk di të ndalet: Dy realizime sa hap e mbyll sytë!

Më: 29 maj 2015 Në ora: 01:02

Artisti i ri por shumë i talentuar, The Weeknd ka bashkuar forcat me një nga producentet më të mirë të botës së muzikës, siç është legjenda Max Martin, për të realizuar “I Can’t Feel My Face”. Artisti 25 vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye e ka publikuar këtë realizim të radhës vetëm në një version audio, por përflitet se shumë shpejt do ta shoqërojë edhe me një klip. Kjo këngë mendohet të jetë përfaqësuese e albumit të tij të ri, ndërsa sajti Time e ka konsideruar si pretendente për t’u bërë kënga më e bukur e verës. Kujtojmë se ylli i R&B me hitin “Earned It” arriti të pozicionohej në vend të tretë në klasifikimin amerikan dhe urojmë që më këngën e tij të re të ngjitet edhe më lart në klasifikimet muzikore.

Ndërkohë para pak orësh në kanalin e tyre zyrtar në YouTube, The Weeknd ka publikuar një tjetër realizim, por këtë radhë me klip. Kjo këngë vjen nën titullin “The Hills”. Duket se ky fillim-vere është periudhë shumë intensive dhe frymëzuese për këngëtarin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat