Lindsay Lohan shpëton për fije të perit

Mediale Vip

Lindsay Lohan shpëton për fije të perit

Më: 29 maj 2015 Në ora: 00:40

Lindsay Lohan më në fund ja ka dalë të përmbushë orët e saj në shërbim të komunitetit. Diçka e tillë nënkupton se avokati i aktores, Shawn Holley, do të paraqitet sot në gjykatë krenar për klienten e tij, por njëkohësisht edhe i kënaqur që ky kapitull i shëmtuar dhe i gjatë prej 7 vitesh, po përfundon.

Avokati i popullit në Santa Monica, ka konfirmuar për Sajtin TMZ se Lindsay 28-vjeç, është tashmë e lirë nga çdo detyrim ligjor, sikurse arriti të shlyente në kohë 125 orët e caktuara për ti shërbyer komunitetit vendas!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat