Tea dhe Kristi flasin për rolin e Veselit

Mediale Vip

Tea dhe Kristi flasin për rolin e Veselit

Më: 28 maj 2015 Në ora: 23:51

Tea me Kristin janë ulur në ballkon. Ata i rikthehen një bisede të Teas dhe Fatjonit në lidhje me preferencën e Teas, për pjeshkën ose reçelin. Tea ka zgjedhur pjeshkën, duke nënkuptuar që në këtë pyetje, reçeli është Veseli. Kristi i thotë se nëse reçeli është një gjë që i ofrohet atëherë ajo më mirë të zgjedhë pjeshkën, do të thotë diçka që mund ta gatuajë vetë.

Tea thotë se ajo nuk ndryshon dot dhe ka qenë shumë e qartë për pozicionin e saj përkundrejt Veselit. Kristi mendon se Tea duhet të tregojë se nuk ndikohet nga asgjë, ajo bëhet më e fortë. Kristi është i sigurt se meshkujt e shtëpisë e kanë përdorur, kjo tregon dobësi për ta. Sipas Kristit Veseli është i papjekur, ai ka marrë një përgjigje negative nga Tea dhe tani duhet të vazhdojë përpara.

Tea mendon se ato qe kanë ndodhur mund të duken edhe si lojë nga ana e saj, sikur ajo i ka përdorur meshkujt e shtëpisë. Kjo nuk është e vërtetë sipas Teas dhe Kristit sepse po të ishte kështu, edhe këtë javë që kanë qenë në nominim ajo do t’i kishte përdorur në të njëjtën mënyrë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat