Kylie Jenner kërcënon familjen

Mediale Vip

Kylie Jenner kërcënon familjen

Më: 28 maj 2015 Në ora: 20:59

Gjërat në familjen Kardashian duket se nuk shkojnë dhe aq mirë kohët e fundit. Pas zënkës së Kim me Khloe, tashmë është radha e Kylie për të mbajtur qëndrim. Ajo ka kërcënuar se do të largohet nga seriali reality “Keeping Up with the Kardashians” për shkak se ndjehet e tronditur nga ndryshimi i gjinisë së babait të saj, Bruce Jenner.

Ndërkohë që u më parë bukuroshja 17 vjeçare ishte shprehur mbështetëse ndaj babait të saj, tanimë ajo nuk e duron dot presionin e vëmendjes së publikut pas gjithë kësaj. Burime pranë Kylie shprehen se ajo nuk ndjehej gati për t’u përballur me këtë situatë, pavarësisht se Bruce priti gjatë në përpjekje për të mos lënduar familjen e tij, siç ai vetë u shpreh në intervistën e parë publike si grua. Këto burime shtojnë gjithashtu se Kylie nuk e përballon dot më presionin e publikut që kërkon të dijë gjithçka mbi jetën e saj dhe tashmë po e mendon seriozisht të largohet nga spektakli i shumëndjekur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat