Demi Lovato: Kam vuajtur nga një sëmundje mendore për 7 vjet

Mediale Vip

Demi Lovato: Kam vuajtur nga një sëmundje mendore për 7 vjet

Më: 28 maj 2015 Në ora: 20:25

Ajo është një shembull suksesi me arritjet e saj në botën e artit, duke përfshirë këtu aktrimin dhe hitet e realizuara si këngëtare, ku veçojmë “Really Don’t Care” dhe “Let It Go”. Por jo gjithmonë gjërat kanë qënë kështu . Përgjatë rrugës së saj Demi ka luftuar gjatë me një sëmundje mendore serioze, konkretisht çrregullim bipolar.

Çrregullimi bipolar është një sëmundje depresive që shkakton ndryshime të papritura në humor, energji, dhe në aftësinë për të realizuar detyrime të përditshme, si shkolla apo puna.

Artistja 22 vjeçare rrëfehet për People se ka vuajtur nga kjo sëmundje prej 7 vitesh, si dhe kja qenë e varur ndaj drogërave dhe alkoolit. Jeta e saj mori kthesë në momentin që vendosi të tërhiqej nga turi i Jonas Brothers dhe vendosi të futej në një klinikë reabilitimi.

Lovato rrëfen se shtysë e madhe për të ishte dhe babai i saj Patrick, i cili vuante nga një sëmundje e ngjashme dhe ndërroi jetë në vitin 2013.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat