Fansat kërkojnë kokën e Iggy Azalea

Mediale Vip

Fansat kërkojnë kokën e Iggy Azalea

Më: 28 maj 2015 Në ora: 18:23

Më shumë se 17 mijë e 500 fansa të hip hopit janë hedhur kundër reperes australiane duke firmosur peticionin që kërkon nga Billboard t’i tërheqë asaj çmimin e Top Rap Artist, duke qenë se kënga Fancy, në bashkëpunim me Charile XCX është publikuar një muaj përpara se të niste zyrtarisht koha e pranimit të këngëve për kandidaturat.

Këta persona që gjithnjë e më shumë po vijnë në rritje, pretendojnë se beteja mes Iggy, Nicki Minaj dhe Big Sean ka qenë e padrejtë, duke qenë se këngëtares 24 vjeçare, për shkak të publikimit të këngës në shkurt të 2014, ka pas përparësi ndaj kolegëve të saj. Megjithatë zëdhënës të Billboard Music Awards pretendojnë se fansat janë keq-informuar dhe se monitorimet nuk bazohen në datën e publikimit, por në kohën e futjes në klasifikimit e Billboard.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat