Ja çfarë dhurate i ka bërë Brad, Angelines për ditëlindjen e 40-të

Mediale Vip

Ja çfarë dhurate i ka bërë Brad, Angelines për ditëlindjen e 40-të

Më: 28 maj 2015 Në ora: 18:01

Angelina Jolie për disa ditë do ta festoj ditëlindjen e 40-të, dhe burri i saj Brad Pitt nuk ka kursyer aspak për dhuratën.

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, aktori i famshëm do ti blejë Angelines, as më shumë e as më pak se një hidro-aeroplan. Çifti tashmë kishte vizituar shitësin e aeroplanëve në Evropë, dhe sipas “Sunday Mirror”, ata planifikojnë të mbajnë fluturakën në pistën e shtëpisë së tyre në qytetin francez Château Miraval.

Brad, thuhet se ka filluar të marrë mësime të fluturimit, edhe pse Angelina tashmë është pilote. Edhe pse nuk është specifikuar se sa do të shpenzojë ai në këtë dhuratë, spekulohet se shifra lëviz midis 2-4 milion dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat