Fatjoni mendon se Alba influencohet

Mediale Vip

Fatjoni mendon se Alba influencohet

Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:31

Diskutimi i banorëve me Albën vazhdon. Kristi fillon sërish të thotë se ajo është një femër e degjeneruar dhe se ka një strategji të vetën për të provokuar meshkujt e shtëpisë. Fabiani ndërhyn dhe i thotë Kristit se përfiton të hap debat gjithmonë kur njeri prej banorëve e ka hapur para tij. Ai i lë të kuptohet që Kristi nuk ka një debat të nisur prej tij . Alba merr shkas dhe u tregon banorëve për aleancën që Kristi i ka kërkuar javë shkuar për debatin mes saj dhe Fatjonit në lidhje me puthjen Veseli- Xhensila.

Kristi në fund i thotë Albës se e ka thënë të gjithën për të shtyrë atë në debat dhe jo që të përfitonte në saj të debatit. Alba nuk e pranon këtë gjë. Ajo rrëfen se e kish menduar më parë. Biseda mes tyre vazhdon gjatë, në fund të saj Fatjoni i thotë se ajo influencohet nga të tjerët dhe rasti më i fundit ka qenë me Marsuelën. “Ti i kërkove falje Marsuelës dhe vetëm fal Diedonit. Influence quhet kjo” përfundon Fatjoni.

Alba justifikohet duke sjell në vëmendje që nuk ka qenë në influencë por këshillë nga i dashuri i saj. Xhensila ndërhynë duke thënë se ajo dhe Fatjoni nuk kanë ndërhyrë dhe nuk kanë influencuar tek njëri-tjetri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat