Artistët e vërtetë në Facebook

Mediale Vip

Artistët e vërtetë në Facebook

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:11

Ja për shembull për të gjetur adresën e saktë të këngëtares dhe aktores Rozana Radi në Facebook që ka shumë me këtë emër, por ajo që menaxhohet privatisht nga vetë artistja është me emrin Lule Dele.

Ka nbodhur që një gazetar me mund dhe djersë dhe në pamundësi për ta takuar një artist “live” të realizojë një intervistë virtuale me të, e në fund të rezultojë që ky personazh të mos ketë qenë i vërteti.

Në një bisedë tonën javë më parë me këngëtaren Leonora Jakupi në lidhje se cila është adresa e saj e vërtetë në rrjetin social Facebook, ajo na tregon se janë shumë por që disa prejt tyre fatkeqësisht flasin në emrin e saj, e disa që kanë qenë mirëdashës e kanë takuar Leonorën dhe i kanë treguar arsyen se pse i mbajnë ato faqe, e për këtë këngëtraja përdor më shumë vetëm Istagramin.

Por teksa hulumtojmë disa emra të njohur të muzikës se si mund t’i gjemjë ata realët në rrjetin më të madh social FB, na dalin një pafundësi adresash me të njëjtin emër, që si duket disa prejt artistëve janë detyruar që të hapin një llogari tjetër ndoshta duke përdorur edhe ndonjë emër apo mënyrë të çuditshëm.

Ja për shembull për të gjëtur adresën e saktë të këngëtares dhe aktores Rozana Radi në Facebook që ka shumë me këtë emër, por ajo që menaxhohet privatisht nga vetë artistja është me emrin Lule Dele. Mos u çudisni pasi ka edhe më bukur, ja reperi i njohur Kosovar, Lyrical Son ka faqen për fansat kështu por personalisht menaxhon faqen e tij me emrin Mitsef Ifira që kthyer për së mbari është emri dhe mbiemri i tij i saktë Festim Arifi.

Por si duket problem me adresa fallso ka pasur edhe këngëtraja Rovena Stefa që është detyruar që përveç faqes së saj të ketë edhe një adresë personale duke e hapur me emrin Rovena Stefa.

Ndërsa, ndërsa artisti tjetër shumë i njohur ka dy adresa të tij me emrin dhe mbiemrin e saktë, por duke i shtuar në fund edhe një shkronjë alfabeti, është fjala për këngëtarin Gena ku e gjeni në rrjetin social si Gena Lito A dhe Gena Lito B.

Ndërsa shumë thjeshtë është të kontaktosh me adresën e vërtetë të këngëtares Gjyste Vulaj, apo këngëtarit Genc Prelvukaj, që ashtu siç në të vërtetë quhen dhe njihen po me këtë emër janë edhe në Facebook. E njëjta gjë ndodh edhe me këngëtaren Vesa Luma, ndërsa për të gjetur adresën e vërtetë të këngëtares Arta Bajrami duhet t’i shtoni edhe mbiemrin e bashkëshortit Sekiraqa.

Ndërsa mikeshat e ngushta dhe artistet e reja më “in” si Enca dhe Era i gjeni, të parën me emrin e vërtetë si Ruenca Haxhiaj, dhe të dytën duke i shtuar një shkonjë “N” në mes, kontretisht kështu Era N Istrefi. Ndërsa nëse kërkoni reperin Noizy duhet ta gjeni me emrin e saktë të tij si Rigels Rajku, apo edhe reperin tjetër Gold Ag si Arian Agushi, apo këngëtaren Big Mama ashtu si quhet Besjani Kasami. Edhe artistët e njohura të muzikës popullore Shkurte Fejza dhe Remzie Osmani kanë një llogari personale në rrjetin FB me të njëtin emër por natyrisht që kanë edhe faqen e tyre vetëm për fansat.

E vërtetë që risku i të jesh i famshëm dhe të marrësh sa më shumë ndjekës e kanë parasysh gjithmonë personazhet publikië, që duhet fatkeqësisht të shohin çdo ditë adresa të rreme, madje ne përmendëm vetëm disa nga këta emra dhe adresat e tyre të vërteta, disa edhe të çuditshme dhe të fshehta, e disa larg Facebookut për të qenë vetëm në rrjetin tjetër Instagram. Megjithatë duhet ti kuptojmë se edhe ata kanë jetën e tyre private virtuale, kanë miq, familjarë e njerëz më të ngushtë, e për ata që I ndjekin kanë një faqe të tyre quajtur Fan Page./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat