Alba-Tea sqarojnë mendimet ndryshe

Mediale Vip

Alba-Tea sqarojnë mendimet ndryshe

Më: 28 maj 2015 Në ora: 01:08

Alba me Tean janë të dy në oborr dhe po sqarojnë njëra-tjetrën. Alba sqaron Tean për një situatë që ka patur mbrëmë, ku Tea ka akuzuar Albën që ajo nuk mban qëndrim me Fatjonin, ndërsa me Krisin reagon ndryshe.

Alba sqaron Tean duke i thënë “ti s’mund të më gjykosh, kur ti nuk je gjendur asnjëherë në të njëjtat situata siç jam gjendur unë, plus unë jam ndryshe nga ty. Ti je e qetë reagon ndryshe, ndërsa unë jam natyrë impulsive dhe reagoi shumë ndryshe”.

Alba i tregon Teas që “ajo ka reaguar shumë keq dje kur i ka thënë që Alba reagon shumë keq me meshkujt”. Tea sqaron Albën që “është e kënaqur që është ndryshe nga ajo, sepse ndaj ka hyrë në Big Brother që të njoh tipologji të ndryshe, por ama kur sheh tek dikush diçka që nuk i pëlqen, ajo ua shpreh, ajo thjesht jep këshilla sipas mënyrës së vet”.

Tea i tregon Albës që “ajo nuk është dakord me mënyrën sesi meshkujt i drejtohen Albës. Tea i tregon Albës që meshkujt të kanë provokuar që ti të reagosh, siç di vetëm ti ta bësh, ata këtë duan të shohin tek ty”. Tea këshillon Tean që ajo mos të bije pre e debateve që meshkujt provokojnë, Tea i tregon Albës që ju që nuk jeni në nominim kemi një lloj superioriteti ndaj nesh, që jemi në nominim dhe kjo gjë nuk më pëlqen.

Alba sqaron Tean duke i thënë që “të duket sikur jam ndryshe në debatet me Fatjonin, sepse unë kam dy muaj e gjysmë që debatoj me të, ndërsa me Kristin kam më pak, meqë hyri më vonë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat