Përditshmëria e Rita Orës në tre minuta (Video)

Mediale Vip

Përditshmëria e Rita Orës në tre minuta (Video)

Më: 27 maj 2015 Në ora: 23:25

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka lansuar një video online ku ka thënë se sivjet ka pasur një prej viteve më të vështira në jetë.
Video është realizuar në Cannes në edicionin e 68-të dhe tregon video-incizime nga klipi i këngës “Poison”.

Krijuesja e hitit “How We Do” në video tregon se gjithmonë ka dashur të arrijë aty ku është sot dhe këtë e ka ëndërruar çdo ditë.

“Duke u rritur gjithmonë doja të arrija këtu ku jam sot dhe gjithmonë ka qenë ëndrra ime, sa herë që zgjohem e mendoj. Andaj mendova ta ndaj botën me ju, t’ju sjell një pjesë nga jeta ime e përditshme dhe të shihni si kalojnë ditët tona – nuk është gjithçka veç fotografi dhe fustan”, thotë Rita në fillim të klipit tre minutësh.

“Ky vit ka qenë i mrekullueshëm, në fakt ishte një prej viteve më të vështira me të cilët jam përballur, gjëra të mira dhe të këqija. Kam pasur eksperienca të mrekullueshme si në “The Voice” dhe me linjën time Adidas dhe kam incizuar këngë të mrekullueshme me njerëzit që i dua”, thotë Rita Ora.

Këngëtarja e famshme ka treguar më herët gjatë vitit se ndarja nga DJ Calvin Harris ishte një ndër arsyet që shkaktoi shtyrjen e albumit të ri.

Ajo në fund të videos falënderon fansat dhe ju kujton se do ta sjellë edhe episodin e dytë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat