Khloe Kardashian tërbon Lindjen e Mesme

Mediale Vip

Khloe Kardashian tërbon Lindjen e Mesme

Më: 27 maj 2015 Në ora: 20:59

Khloe i habiti të gjithë me veprimin e saj të radhës, duke marrë parasysh se ajo është një Kardashian. Në një familje që është mësuar të zhvishet, Khloe tronditi publikun duke e mbuluar të gjithë fytyrën e saj në një udhëtim në Lindjen e Mesme. Por mos u shqetësoni, ajo përsëri ia doli të tregohej kontroversiale, edhe duke u mbuluar.

Pak caste pasi zbarkoi në Dubai bukuroshja 32 vjeçare postoi një selfie ku kishte veshur një fehrexhe (veshja me të cilën gratë muslimane mbulojnë flokët dhe fytyrë), dhe menjëherë u akuzua se po tregonte mungesë respekti ndaj rrobës tradicionale. Akuzuesit pretenduan se kjo veshje nga personazhi i shumëpërfolur nuk vinte prej respektit ndaj kulturës arabe, por si një deklaratë mode.

Natyrisht që fansat e saj e mbrojtën duke thënë se kishte bërë gjënë e duhur duke u përshtatur në një vend të huaj. Megjithatë duket e padrejtë, pasi nëse ajo nuk do e kishte veshur, personat që po e mbrojnë mund ta kishin sulmuar dhe e anasjellta.

E vetmja zgjidhje për Khloe duket se është të mos postojë foto fare. Shikoni kur edhe në atë rast dikush të revoltohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat