Kristi dhe Veseli, kundërshtarë të shpallur hapur

Mediale Vip

Kristi dhe Veseli, kundërshtarë të shpallur hapur

Më: 27 maj 2015 Në ora: 20:46

Djemtë janë mbledhur në një nga këndet e preferuara të shtëpisë, në korridor. Veseli, Kristi dhe Fabiani bisedojnë. Veseli thotë se ai i barazon njerëzit përballë vetes, për të treguar këtë është edhe shprehja “Vesel je vetë”.
Kristi e pyet se në cilën pjesë e mbivlerëson veten. Veseli i kundërpërgjigjet me të njëjtën pyetje dhe thotë se ai nuk do që ta vlerësojnë sepse e njeh veten e tij. Kristi mendon se Veseli kishte deri diku një plan loje por tani nuk e ka më. Veseli shpjegon se edhe Kristi ka ardhur në shtëpi me një plan loje. Por dikush që vjen me plan në shtëpi arrin ta ndjekë deri në momentin që veprimet që ai bën pasqyrohen nga kamerat e shtëpisë.

Kristi thotë se ai planet i ndërton brenda shtëpisë ndryshe nga Veseli që ka ardhur me plan nga jashtë. Fabiani thotë se Kristi nuk i hedh poshtë dhe nuk i mohon fjalët që thotë, ai ka është i fokusuar te Alba. Kristi ka vërtetuar që lojtarët që janë në nominim këtë javë po mundohen të rrinë në lojë ndërsa ai po qëndron vetëm si lojtar dhe është shumë krenar për këtë.

Në sytë e Veselit, Kristi nuk është lojtar i vetëm. Ai në debate nuk ka qenë asnjëherë vetëm por aleat me dikë tjetër. Kristi e mohon këtë. Veseli po ashtu shprehet se ai nuk ndikohet nga banorë të tjerë të shtëpisë. Djemtë e mbyllin bisedën dhe dalin në oborr për të pirë cigare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat