Big Mama shpërndan ndihma në Kumanovë

Mediale Vip

Big Mama shpërndan ndihma në Kumanovë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 20:33

Besiana Kasami, e njohur më mirë me nofkën artistike, Big Mama, ka filluar me shpërndarjen e mjeteve të grumbulluara nga koncerti humanitar, i organizuar para disa ditësh në Tetovë.
Këtë këngëtarja e ka bërë të ditur përmes postimit të një fotografie në Instagram.

“Ne sot shpërndamë mjetet e grumbulluara nga koncerti humanitar në Tetove për Kumanovën, kjo edhe një dëshmi për kolegët e mi se mjetet e grumbulluara dhe vullneti i tyre për të ndihmuar nuk ka shkuar huq. Falënderim të madh për të gjithë”, ka shkruar Bigu përbri një fotografie të publikuar në Instagram.
Kujtojmë se konflikti i armatosur në Kumanovë pësuan shumë familje shqiptare, të cilave iu demoluan edhe shtëpitë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat