Tea rrëfehet tek Eleonora

Mediale Vip

Tea rrëfehet tek Eleonora

Më: 26 maj 2015 Në ora: 22:51

Tea, Eleonora dhe Alba janë në dhomën e gjumit dhe po diskutojnë për problemet me shëndetin. Alba tregon se ka probleme me zemrën, ajo edhe pse e di, që ka të tillë problem do ta mposhti, sepse nuk do që ky problem që ka, ta pengoj në ëndrrat e saj.

Ajo ka menduar se do e kishte të vështirë të ishte pjesë e Big Brother nga presioni i lojës dhe kjo gjë mund t’i bënte keq shëndetit të saj, por thotë që e ka përballuar me sukses. Tea tregon se edhe ajo ka takikardi të lindur dhe ka bërë vizita të shumta në Itali për zëmrën.

Tea rrëfen se përveç se ka patur probleme me zemrën, ka kaluar dhe në anoreksi. Tea shprehet se familja e saj e ka përjetuar shumë keq. Eleonora tregon se edhe ajo ka qenë anoreksike.

Të dyja ndajnë eksperiencat e tyre në lidhje me anoreksinë, që tashmë është diçka e kaluar. Pas diskutimit për problemet shëndetësore, Eleonora kërkon të di më shumë për Tean dhe e pyet se çfarë po ndodh mes saj dhe Veselit?

Tea i sqaron Eleonorës se mbrëmë Veseli i ka thënë Teas: “unë ndjej për ty”, Tea sqaron se i ka kërkuar Veselit ta sqaroj mirë. Veseli i ka treguar Teas që “atë nuk e sheh më atë si konkurrente”. Tea shprehet se Veseli i ka thënë që kur kam thënë “unë ndjej për ty aty sipër, e kam bërë për të parë sesi do të reagosh”. Tea i tregon Eleonorës që Veseli me këto veprime që po bën është shumë i paqartë.

Tea shprehet se nxehet me fjalët e Veselit se ai ka thënë “unë ndjej për ty, për të më provokuar”. Eleonora i tregon Teas se asaj i duket sikur e pëlqen Veselin, Tea thotë jo, ndërsa Eleonora i kërkon Teas që t’ia shpjegoi mirë Veselit këtë gjë. Tea shprehet se ia ka treguar në shumë mënyra Veselit se nuk e pëlqen, por ai nuk do ta kuptoi këtë gjë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat