Drake i bën dalje Madonna-s: Zgjedh Rihanna-n

Mediale Vip

Drake i bën dalje Madonna-s: Zgjedh Rihanna-n

Më: 26 maj 2015 Në ora: 20:58

Artisti kanadez, Drake ka performuar në Huston single-in e tij “Madonna” shkëputur nga mixtape i publikuar shkurtin e këtij viti, “If Your Reading This Is Too late”, mirëpo në vend që të thonte emrin e mbretëreshës së pop-it ai ka ndryshuar teksin duke shqiptuar emrin e ish të dashurës së tij, Rihanna.

Ngjarja vjen pak kohë pas incidentit në Coachella Festival, kur diva 56 vjeçare i dha një puthje pasionante reperit, ndërkohë që ai shprehu neverinë e tij me anë të mimikës. Të shumtë ishin ata që u përpoqën ta zbukuronin ndodhinë tek të dy palët, megjithatë duke u nisur nga koncerti në Houston kuptojmë se si perfundim, Drake vërtetë nuk e paska shijuar puthjen me Madonna-n!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat