“I’m alive” arrin 5 milionë klikime, ja si falënderon Elhaida Dani

Mediale Vip

“I’m alive” arrin 5 milionë klikime, ja si falënderon Elhaida Dani

Më: 26 maj 2015 Në ora: 20:50

Pavarësisht renditjes në Eurosong, kënga përfaqësuese e Shqipërisë vazhdon të klikohet pa fund edhe pas këtij kompeticioni, duke kaluar sot edhe shifrën e 5 mijë klikimeve në YouTube. “I’m alive” është një nga këngët më të ndjekura dhe më të pëlqyera, më shumë se shumica e këngëve pjesëmarrëse, duke tejkaluar sot edhe shifrën rekord të klikimeve.
Në shenjë falënderimi për këtë shifër të arritur, Elhaida Dani ka postuar në profilin e saj një status falënderimi për të gjithë bashkëpunëtorët dhe të gjithë mbështetësit.

“Më shumë se pesë milionë shikime… është e mahnitshme.

Dua të falënderoj kompozitorët e talentuar që shkruan këtë këngë pa kushte. E gjithë kjo, falë jush djema, Zzap & Chriss (Music Producers). Faleminderit @sokolmarsi për tekstin e vërtetë dhe për punën e përkushtuar.

Faleminderit ju për klikimet, shpërndarjet, coverat dhe gjithçka...” – shkruan Elhaida në profilin e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat