Mike dhe rivale

Mediale Vip

Mike dhe rivale

Më: 26 maj 2015 Në ora: 19:42

Skena e “BBC Radio 1” mirëpriti shumë artistë, por ata që shkëlqyen, sipas mediave ndërkombëtare, ishin dy: Taylor Swift dhe Rita Ora. Por sigurisht secila me performancën përkatëse. Megjithatë, perëndimi i diellit e favorizoi pak më shumë momentin kur Taylor këndoi hitin e saj “We are never getting back together”.

Dikur mikesha, sot armike, Taylor dhe Rita madje as nuk janë përshëndetur në prapaskenat e një prej koncerteve më të famshëm britanik. Arsyeja është e thjeshtë: një djalë në mesin e tyre, pikërisht i mirënjohuri DJ Calvin Harris.

Dikur i dashuri i Ritës, sot ai duket më i dashuruar se kurrë me Taylor. Madje burime të afërta me popstarin shqiptar tregojnë se ajo ndjehet shumë keq për këtë fakt, çka e ka reflektuar edhe në “BBC Radio 1”.

Rita është shprehur se e urren momentin kur e shikon ish-të dashurin e saj në krahët e Taylor. Hiti më i ri i saj “Poison” flet për hidhërimin nga ish i dashuri, që nuk do shumë mend që i dedikohet Calvin Harris.

Ndërkohë që Taylor sapo është shpallur femra më seksi në botë, Rita po punon për albumin e saj më të ri që do dalë në Janar, projekt ky që e ka angazhuar së tepërmi 24-vjeçaren dhe, sipas saj, është e vetmja gjë që i ka mbajtur mendjen larg zhgënjimit në dashuri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat