Tea kujdeset për shpinën e Veselit

Mediale Vip

Tea kujdeset për shpinën e Veselit

Më: 26 maj 2015 Në ora: 17:28

Qetësia po përshkon shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas debatit mes Kristit dhe Albës. Veseli nuk ndihet mirë. Ai ka dhembje shpine. Ai i ka kërkuar pak më parë masazh Teas, por ajo nuk ka pranuar. Nuk kalon shumë dhe Tea pendohet. Ajo ngrihet nga shtrati saj dhe shkon t’i lehtësojë sadopak dhembjen Veseli,t por si fillim jep një mesazh: “o njerëz po i bëj masazh se nuk ndihet mirë nga shpina, mos më keqkuptoni”. Banorët qeshin. Fabiani e qetëson duke i thënë se është dëshmitar.

Tea sapo fillon masazhin heq unazën nga dora për të mos e penguar dhe ia jep Veselit. Ajo përfundon masazhin dhe largohet. Veseli qëndron dhe pak në qetësi dhe shkon në shtratin e saj. Ai e falenderon për masazhin, i jep unazën dhe e puth në shpatull. Tea reagon vetëm me një “të vrava” dhe i uron natën e mirë.

Eleonora e ngacmon duke i thënë: “Vesel ç'pate, ngatërrove krevatin?” ai qesh dhe e bën me dije që i dha unazën. Eleonora bën shaka duke thënë: “je i kujdesshëm shumë ti” dhe qesh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat