Te ne të gjithë këndojnë

Mediale Vip

Te ne të gjithë këndojnë

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 26 maj 2015 Në ora: 13:09

Jo unë kam shumë duete me shumë kolegë këngëtarë, por tani jam shumë e kërkuar me vllaun po pëlqehen duetet tona. Thjesht i keni mësuar fansat të na shohin së bashku .

Një artiste mjaft e dashur dhe e kërkuar kudo dhe nga të gjithë. Kjo është këngëtarja Remzie Osmani, ndoshta një nga të vetmet artiste që se ka braktisur vendlindjen e saj, madje natyra dhe gjelbërimi e lidhin më shumë atë për të jetuar në Mushtisht. Ajo në rrëfimin e saj për “Bota sot” na tregon me kënaqësi se ku ndodhet teksa i përgjigjet pyetjve tona, cila është aryseja e realizimit të disa fotove artistike, çfarë muzikë dëgjon ajo kur udhëton, a po e trashëgon në familjen e saj dikush këngën si dhe projekti më i ri që po troket.

“Bota sot”: Do të donim të dinim teksa na kthen këto përgjigje ku jeni?

- Për momentin jam në oborrin e shtëpisë time dhe po i shijoj rrezet e diellit.
“Bota sot”: Me disa foto artistike të fundit të realizuara nga Veton Osmani dukeni mjaft e re? Do jenë foto për media apo për ndonjë album?

-Fotot e fundit që i bëra janë foto artistike të realizuara dhe të punuara nga Veton Osmani, foto të cilat edhe më duhen për albumin e ardhshëm, po edhe për media kam bërë mjaft.

“Bota sot”: Pse Remzia nuk e braktis kurrë vendlindjen?

-Po ja tani që gjendem në oborr të shtëpisë qetësia dhe gjelbërimi dhe më tepër më lidhin me vendlindjen.

“Bota sot”: E vërtetë që ju jeni një nga artistet që falë angazhimeve edhe ekonomia është mjat e mirë?

-Angazhimet mund të them se janë të shumta dhe plot me stres.

“Bota sot”: E me gjithë këto ftesa ka ndodhur ndonjëherë të gaboni qytet, apo shtet, apo vend?

- Po falë menagjimit të mirë të bashkëshortit tim asnjëherë nuk kemi ngatërruar datë apo vend ku unë kam pas për tu paraqitur. Mundohemi të jemi preçizë dhe të saktë, si dhe jap maksimumin për të qenë sa më mirë në dasma apo mbrëmje muzikore dhe gjithmonë duke u munduar që ata që kanë ardhur për të dëgjuar këngën time të ndahen të kënaqur si nga paraqitja ime, po ashtu edhe nga interpretimi i këngëve të mia gjithmonë e në çdo moment “live”.

“Bota sot”: Çfarë lloj muzike ke dëshirë të dëgjosh kur je në udhëtime?

-Gjatë udhëtimeve dëgjoj ndonjë stacion të radiove tona që i kemi. Herë lajme, herë muzikë ato çka na i servirin radiot tona.

“Bota sot”: E vërtetë që s’pranon të bësh duete me meshkuj të tjerë, përveç se me vëllaun?

-Jo unë kam shumë duete me shumë kolegë këngëtarë, por tani jam shumë e kërkuar me vllaun po pëlqehen duetet tona. Thjesht i keni mësuar fansat të na shohin së bashku . Po nuk them se nuk do bëjë ndonjë duet edhe me këngëtarë të tjerë.

“Bota sot”: Vendi nga ku vini ka nxjerrë sëhumë artistë me emër, e ju po ia lini në familje dikujt si trashëgim këngën?

-Te ne të gjithë këndojnë..(Qesh)..Po vajza e don shumë këngën dhe ka një zë mjaft të mirë. Ta shohim me kohë, por le të mbarojë njëherë shkollën e këto dua unë edhe ajo.

“Bota sot”: Flasim për verën i mban mend dasmat që keni këtë vit dhe ndonjë projekt i ri?

-Projekti i ri po vjen në qershor, kurse për dasma si gjithmonë. Veq i lutem Zotit të kemi shëndet, të na shkojë mbarë si mua, si atyre që po përgatiten për ahengjet e tyre dhe të gjithë popullit tonë shqipfolës të na ecin punët ashtu si duam ne./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat