Labi vazhdon bamirësinë, nis ndërtimin e një shtëpie (Foto-Video)

Mediale Vip

Labi vazhdon bamirësinë, nis ndërtimin e një shtëpie (Foto-Video)

Më: 26 maj 2015 Në ora: 08:57

Këngëtari Labinot Tahiri njihet si bamirës i madh. Ai bashkë me lokalin n'Bahçe t'Bab's Club ka nisur ndërtimin e një shtëpie për një familje nevojtare në Podujevë.

“Shtepia e Drita Hasanit u nis ne emer te Allahut te madhe iftarin e pare te Ramazanit ne kete shtepi kena me bo. Me iniciativen e n'Bahçe t'Bab's Club dhe te madhit Labinot Tahiri. Kush don me kontribu trl. 044/53 55 53”, thuhet në një faqe në Facebook.

Bashkangjitur me video, Tahiri ka kërkuar edhe ndihmën e të tjetërve, siç ka thënë ai me pak punë mund të arrijm t’i kompletojmë shtëpinë familjes së Dritës.

“Vëllezër e motra, ishte njē themel që kemi mundësi mbi tē, tē ndërtojmē shtëpinë dhe pēr këtë familje duhen vetem 10.000 euro maximumi për tu bërë izolimi dhe të gjitha gjërat: Kulmi, rryma, dyshemeja dhe besa i lejmë disa para edhe në konto!”, ka shkruar Tahiri.

“Kur Zoti krijoji Diellin, nuk e krijoji vetëm për mua dhe fëmijët e mi, por edhe për këta fëmijë e fëmijet e juaj! Duhet të dim që bota nuk i takon vetëm një Labinoti apo vetëm një individi, hapeni shpirtin dhe ktheni lumturi, harmoni në jetët e njerëzve që jetojmë në këtë shtet, ta duam më shumē se vetën tonē e mē shumē se asgjë tjetër”, ka shtuar ai.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi ta ndihmojnë këtë familje qoftë me veshmbathje, qoftë më gjëra tjera. Po ashtu, ka lutur firmat e mëdha, sidomos ato të Podujevës që të ndihmojnë në këtë iniciativë.

Tahiri ka treguar se për fillim nevoiten 1000 copë blloka të kuq, që i bie 6 paleta, 400 copa manta dhe greda 30 copa.

Drita Hasani jeton në kushte të vështira me burrin dhe dy fëmijët e saj./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat