Taylor Swift ngjitet në fron! Tjetër rekord me Bad Blood

Mediale Vip

Taylor Swift ngjitet në fron! Tjetër rekord me Bad Blood

Më: 26 maj 2015 Në ora: 01:02

Taylor Swift është kthyer në këngëtaren e rekordeve. Artistja 25 vjeçare ka thyer një rekord të ri me klipin e saj “Bad Blood”, i cili është kthyer në klipin më të klikuar brenda 24 orëve që nga momenti i shfaqjes në kanalin zyrtar të Swift në Youtube Vevo, me 20.1 milionë klikime.

“Bad Blood”, i transmetuar për herë të parë në Billboard Music Awards, ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut ndoshta edhe për shkak të figurave të njohura që janë bërë pjesë e tij.

Kaq ka mjaftuar për të zbritur nga froni një këngë që goditi këdo me imazhet e saj hard. Kush tjetër përveç Anaconda e Nicki Minaj, e cila tani renditet në listë me 19.6 milionë klikime për 24 orët e para të publikimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat