B.B. King u helmua?

Mediale Vip

B.B. King u helmua?

Më: 26 maj 2015 Në ora: 00:40

Dy vajazat e muzikantit legejndar të bluesit B.B. King, i cili ka vdekur më herët gjatë këtij muaji, thonë ai babi i tyre nuk ka vdekur me vdekje natyrale, por e kanë helmuar. Siç shkruan Sky News, në policinë e Las Vegasit kanë konfirmuar se një detektiv i atjeshëm po i heton akuzat e tyre.

Sipas versionit zyrtar, kitaristi në botën tjetër ka shkuar në gjumë, në shtëpinë e tij në Las Vegas. Por, vajzat e tij, Karen Williams e Patty King në padinë, të cilën e kanë dorëzuar, e akuzojnë ish-menaxheren e tij LaVerne Toney dhe asistentin e tij personal Myron Johnson për vrasje.

As Toney e as Johnson tash për tash nuk i kanë komentuar akuzat e rënda.

Mjeku ligjor i qarkut Clark ka thënë se gjatë uikendit është bërë autopsia e trupit të balsamuar të Kingut, por rezultatet e testeve të bëra mund të arrijnë vetëm pas dy muajsh.

Akuzat e rënda kundër Toney e Johnsonit janë pjesë e betejes së madhe, të cilën vajzat e Kingut po e zhvillojnë me ta qysh nga koha para vdekjes së tij. I kanë akuzuar për keqtrajtim dhe me gjyq kanë tentuar të fitojnë të drejtën e pasurisë së tij, por nuk ia kanë dalë. Zonjën Toney e kanë akuzuar se e ka vjedhur Kingun dhe se i ka shpërfilluar nevojat e tij mjekësore, ndërsa vetë vajzave ua ka ndaluar qasjen te i ati.

“E kemi humbur betejnë, por jo luftën”, ka thënë Karen Williams pas humbjes së procesit gjyqësor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat