Adele synon një kontratë 2 vjeçare në Las Vegas

Mediale Vip

Adele synon një kontratë 2 vjeçare në Las Vegas

Më: 25 maj 2015 Në ora: 23:48

U bë më shumë se 4 vjet që Adele nuk performon më nëpër koncerte . Në vitin 2011 ajo u tërhoq nga skena për shkak të problemeve me kordat vokale. Megjithatë pritjes së shpejti mund t’i vijë fundi. Hotelet më të famshme të Las Vegasit janë në luftë mes tyre për të siguruar një kontratë 2 vjeçare me këngetaren britanike.

Një burim ka treguar për “In Touch Weekly” se ofertat për të arrijnë deri në shifrat e 40 milionë dollarëve, ndërkohë që nëse arrihet në një marrëveshje, 27 vjeçarja do të performojë rregullisht për dy vjet radhazi në qytetin që nuk fle kurrë! Aktualisht jemi në pritje të albumit të ri të Adele, që mendohet të dalë në shitje shtatorin e këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat