Kristi mendon se Veseli nuk e konsideron Eleonorën si lojtare

Mediale Vip

Kristi mendon se Veseli nuk e konsideron Eleonorën si lojtare

Më: 25 maj 2015 Në ora: 22:28

Kristi mendon se Veseli duke qenë se ndikohet nga përkujdesja e Eleonorës dhe fakti që ajo e konsideron si djalin e saj, ata nuk e shikojnë njëri-tjetrin si konkurrentë. Kristi ngul këmbë se ai nuk është i vetmi banor që ka këtë mendim brenda shtëpisë. Ata kanë krijuar një afrimitet të tillë sepse Eleonora ka dashur ta veçojë në këtë mënyrë. Kristi mendon se Eleonora ndikon tek Veseli dhe kjo tregon dobësi.

Veseli thotë se nëse Eleonora e konsideron si djalin e saj ai e respekton këtë gjë. Veseli shpjegon se raporti i tij me Eleonorën është i ndërtuar mbi respektin. Sipas Veselit me këtë që po thotë Kristi po mundohet t’i thotë të jetë vetvetja dhe ta nxjerrë atë si dikë të pafuqishëm që nuk di të bëjë asgjë pa marrë mendimin e Eleonorës.

Kristi sqaron se ajo që do t’i thotë Veselit është një këshillë, të hapë sytë sepse duket si i hipnotizuar. Kristi po ia vë në dukje sepse do të shikojë Veselin si konkurrent. Kristi i thotë Veselit se ai vetë nuk e shikon si konkurrent, atëherë Veseli i përgjigjet që të merret me ata banorë që ai i shikon si konkurrentë dhe jo me të.

Eleonora vjen aty dhe meqenëse dëgjoi emrin e saj kërkoi të drejtë replike. Ajo i drejtohet Kristit duke e pyetur se sa shumë e do Veselin përderisa i vë në dukje kaq gabime. Pse po e zgjat akoma këtë bisedë me Veselin kur ata nuk pranojnë dot asnjë mendim serioz. Ata po mundohen ta nxjerrin Veselin si një mashkull jo të pjekur dhe kur ai bën një gjë të pjekura ata e sulmojnë dhe i vënë damkën si djalë i keq. Sipas Eleonorës djemtë e shtëpisë po mundohen keq si figurë.

Kristi përgjigjet se ai do ta shikojë vetëm si lojtar dhe ka kuptuar se Eleonora ndikon tek ai. Eleonora e hedh poshtë këtë mendim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat