Gazeta norvegjeze: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Mediale Vip

Gazeta norvegjeze: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Më: 25 maj 2015 Në ora: 21:25

Ky është titulli i gazetës norvegjeze VG sipas së cilës Mans Zelmerlow u kërcënua me vdekje pasi publikoi në Instagram një foto ku ishte shtrirë në një kolltuk dhe këmbët i kishte mbështetur mbi flamurin e palosur shqiptar.

Që nga momenti i postimit, artistit ju kërkua që ta hiqte foton dhe shumë njerëz, kryesisht shqiptarë e akuzuan se me atë lloj poze po i ofendonte, madje disa shkuan edhe më larg duke e kërcënuar me jetë nëse nuk e hiqte foton nga Instagrami.

Fotoja mori rreth 7000 likes dhe më pas Zelmerlow e fshiu. Ndërkohë policia suedeze ka marre seriozisht në konsideratë kërcënimet që i janë bërë fituesit të Eurovizion.

Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit Lund, qytetit të lindjes së Zelmerlow , është shokuese që një njeri mund të kërcënohet në këtë mënyrë.

Nuk është hera e parë që artisti suedez, bëhet pjese e polemikave. Më parë ai është akuzuar se kënga e tij “Heroes” është shumë e ngjashme me këngën e David Guetta “Lovers on the sun”.

Anabel

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat