Justin Bieber mbështet artistin shqiptar Albert Stanaj

Mediale Vip

Justin Bieber mbështet artistin shqiptar Albert Stanaj

Më: 25 maj 2015 Në ora: 21:01

Nga yjet më të mëdha të muzikës amerikane vjen pak dashuri…shqiptare . Këngëtari shqiptar Albert Stanaj, tashmë i njohur për versionet e tij cover të këngëve hit, duket se ia ka bërë Boom edhe një herë! Në një mbrëmje Jazz në hotelin “W”, ku Stanaj performonte si artist kryesor, Justin Bieber u shfaq si i ftuar nderi për të mbështetur këngëtarin shqiptar, siç tregon edhe vetë ky i fundit nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram me yllin kanadez.

Por Bieber duket se nuk duroi dot të qëndronte thjesht spektator, kështu që u ngjit në skenë për të kënduar një nga hitet e padiskutueshme të grupit Boyz II Men, “I’ll Make Love To You”. Si përfundim ishte publiku ai që e dashuroi Justin-in. Dhe jo vetëm, pasi nga një video e publikuar nga Stanaj, duket se edhe për të nuk mungoi dashuria. Të njohësh Justin Bieber-in padyshim qe ka avantazhet e veta dhe nuk do bënte keq t’i shfrytëzonte. Shpresat janë të mëdha për djaloshin e talentuar në një vit që pritet të jetë i rëndësishëm për të, pasi ka bërë me dije për shumë bashkëpunime me emra të mëdhenj të skenës amerikane, të tillë si Drake, Chris Brown e tani ndoshta edhe me Bieber.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat