Khloe Kardashian sulmon Kim: Nxirre kokën nga të pasmet e të tjerëve!

Mediale Vip

Khloe Kardashian sulmon Kim: Nxirre kokën nga të pasmet e të tjerëve!

Më: 25 maj 2015 Në ora: 20:58

Motrat Kardashian i treguan kthetrat njëra-tjetrës në një zënkë të vërtetë macesh. Episodi “Keeping Up with the Kardashians” i së dielës ishte shpërthyes, ku dy bukuroshet e ekranit nuk kursyen fjalorin dhe as ironitë.

Gjithçka nisi më një fundjavë në një qytet ekskluziv për ski në Big Sky të Montanas, të cilën Kim dhe Khloe duhet ta kalonin së bashku me dy miqtë e tyre më të ngushtë, Jonathan i Kim dhe Malika Haqq e Khloe. Kim kishte marrë përsipër organizimin por nuk kishte siguruar një dhomë për Malika-n, së cilës i sugjeroi të flinte në divan ose në një dhomë me Khloe. Diçka e tillë nuk u honeps dot nga kjo e fundit, por nuk reagoi. Jo për shumë ama!

Të nesërmen gjatë daljes për të bërë shopping Jonathan ngacmoi Malika-n duke i thënë se “ai fitoi dhomën pasi shoqja e tij (Kim) ishte më e famshme se ajo e Malika (Khloe)”. Malika nuk kishte si të mos e përmendte gjatë darkës dhe aty mori flakë gjithçka. Dy bukuroshet e shumëpërfolura u përfshinë në një debat të ashpër ku Khloe i tha së motrës “të nxirrte kokën nga të pasmet e njerëzve të tjerë” ndërsa ajo ia ktheu duke e cilësuar si një “kur*ë të vogël”. Më bukur se kaq…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat