Nicki Minaj publikon klipin larg syve të publikut

Mediale Vip

Nicki Minaj publikon klipin larg syve të publikut

Më: 25 maj 2015 Në ora: 20:16

Nicki Minaj ka publikuar klipin e saj të ri të single-it “The Night is Still Young”, por fatkeqësisht nuk do të kemi mundësi ta shohim, duke qenë se si të gjithë artistët të cilët kanë lidhur kontratë me kompaninë e shërbimeve streaming online të Jay Z, Tidal, edhe Minaj e ka publikuar klipin vetëm në këtë site. Të njëjtën gjë reperja amerikane bëri edhe pak ditë më parë, teksa publikoi një tjetër klip në bashkëpunim me Beyonce, i mundshëm për t’u parë e shijuar vetëm nga abonentët Tidal.

Megjithatë sipas informacioneve më të fundit, e sigurtë është se në këtë klip të ri, 32 vjeçarja shfaqet edhe me të fejuarin e saj Meek Mill, kështu që… të paduruar jemi deri sa klipi të shfaqet edhe në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube Vevo.

Ose të paktën nuk do të kemi mundësi ta shohim në mënyrë zyrtare. Për ju që nuk duroni dot.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat