Fatjoni zgjon dhunshëm Xhensilën

Mediale Vip

Fatjoni zgjon dhunshëm Xhensilën

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:16

Koha kalon, por banorët vazhdojnë të flenë akoma. Eleonora është e vetmja banore që është zgjuar. Ajo merret me punë shtëpie, ndërsa të tjerët flenë.

Pas Eleonorës zgjohet Fatjoni i cili nis të ngacmojë Xhensilën për ta zgjuar. Xhensila në mëngjes zgjohet me përtesë dhe Fatjoni fillon që ta godasë me jastëk. Xhensila rri shtrirë dhe mundohet të mos reagojë, në mënyrë që Fatjoni të largohet.

Fatjoni nuk heq dorë, ai luan me Xhensilën për disa minuta me radhë dhe në fund i hedh ujë në fytyrë duke lagur njëkohësisht dhe krevatin. Në këtë moment Xhensila vendos të ngrihet. Pas zgjimit të dhunshëm ka edhe dashuri. Fatjoni i shkon pranë dhe fillon ta puthë e ta përqafojë.

Pas tij e ka radhën Xhensila për ta lagur. Ajo pret që Fatjoni të dalë nga banja për ta lagur. Ai e kupton dhe vrapon për të dalë jashtë në oborr. Xhensila ngul këmbë që ta lagë dhe ia arrin qëllimit në kuzhinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat