Njeriu i sfidave dhe sukseseve

Mediale Vip

Njeriu i sfidave dhe sukseseve

Më: 25 maj 2015 Në ora: 11:14

Puna dhe suksesi nuk kanë të ndalur për ata që punën dhe suksesin e tyre e duan me çdo kusht. Është ky Kristian Kabashi, i cili ka vite që është duke ngritur emrin e tij për sukseset e njëpasnjëshme, ku së fundi është publikuar një video nga kompania ku ai punon si menaxher në Havas Worlwide, në këtë video është Miss Kosova, Kaltrina Neziri dhe Shtjefen Marku, dhe kjo video është e para video që është realizuar në Kosovë, me punëtorë dhe staf nga Kosova, që lëshohet dhe mund të shihet nga e gjithë bota për klientët e agjencisë, gjë që është shumë e suksesshme, dhe ku puna e shqiptarëve mund të shihet në gjithë botën, ashtu siç është duke e prezantuar edhe vet Kristian Kabashi, ndryshe siç e njohim si Krisi.
Havas është një nga kompanitë më të mëdha në botë për marketing, dhe për këtë Kristiani e ka bërë të pa mundurën që kjo video të realizohet në Kosovë, ku ky i fundit e ka udhëhequr vetë këtë. Gjithashtu para disa ditësh Kabashi ka qenë prezent tek Techcrunch Disrupt NYC, i cili është njëri ndër ngjarjet më të mëdha në botë ku dalin të gjithë shefat kryesor nga kompanitë siç janë Twitter, Facebook, Yahoo e shumë tjerë.

Tek www.techcrunch.com, Kabashin e kanë ftuar për projektin e tij pra www.ngm.io. Ndryshe Kabashi mirëmban kompaninë e ti në Shqipëri dhe Kosovë me emër “mediashqip” se merret me mediat online të ndryshme siç për shembull e ka krijuar një shop për modelen e mirënjohur në Amerikë dhe kudo ku ka shqiptar, Angela Martinin, e cila është publikuar para disa ditësh dhe që është www.shopmartini.com.

Ky shop është krijuar në bashkëpunim me Fadil Berishën dhe faqen zyrtare www.angelamartini.net. Gjithashtu njëra ndër projektet e Kristianit është edhe “Tilllate.al”, e cila në Shqipëri ka pasur një sukses të madh dhe që vazhdon të jetë lidere për ngjarje dhe jetën e natës, këtë të fundit Krisi e ka hapur edhe në Kosovë, projekt i cili po ecën shumë mirë, i cili pritet të lëshohet edhe në iphone dhe android app në këtë muaj, pra për sezonin e verës, ku munden ti gjejnë të gjitha informacionet për ngjarjet dhe jetën e natës www.tilllate.al.

Ndryshe Kristian Kabashi është i martuar me Kristina Kabashin, e cila është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme në Diasporë dhe që karrierën e saj po e zhvillon si menaxhere në Pricewaterhousecoopers në Nju York.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat