Zzapp&Chriss: Nuk i lexuan mesazhet e shqiptarëve në diasporë

Mediale Vip

Zzapp&Chriss: Nuk i lexuan mesazhet e shqiptarëve në diasporë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:13

Producentët e këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion, Zzapp&Chriss përmes një postimi në Twitter, kanë falënderuar gjithë shqiptarët për mbështetje.

Zzapp&Chriss kanë uruar Suedinë për fitoren në Eurosonga, ndërsa nuk kanë lënë anash as shqiptarët të cilët i kanë mbështetur në këtë garë, ndër të tjera dy producentët e njohur ka theksuar se mesazhet e shqiptarëve në diasporë nuk janë lexuar.

Ja mesazhi i plotë:

“Faleminderit krejtve që kanë votu. Kanë votu shumë njerëz por si kanë lexu mesazhet e popullit tonë që jetojnë në diasporë po sidoqoftë, flm krejtve për përkrahjen edhe urime Suedisë për fitoren. 1 këngë shumë e mirë, Luv, Luv ZzapnChriss”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat