Dwayne Johnson thyen rekordin më të çuditshëm në librin Guinness

Mediale Vip

Dwayne Johnson thyen rekordin më të çuditshëm në librin Guinness

Më: 25 maj 2015 Në ora: 00:55

Nëse i mendonit si diçka qesharake që nuk duhen marrë seriozisht, prisni sa të lexoni lajmin që vjen për Dwayne “The Rock” Johnson.

Aktori ka qenë duke parakaluar në tapetin e kuq të premierës së filmit “San Andreas” në Londër, ku ka vendosur të thyejë rekordin Guinness për numrin më të madh të fotove selfie, të realizuara brenda 3 minutave.

Johnson iu desh të shkrepte më shumë se 75 foto, me fokus, që të arrinte të thyente rekordin e mëparshëm. Dhe sikurse ja doli, aktori ka festuar duke bërë një video selfie me të gjithë fansat e tij të pranishëm!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat