Kris Jenner: Kylie është një këngëtare fantastike

Mediale Vip

Kris Jenner: Kylie është një këngëtare fantastike

Më: 25 maj 2015 Në ora: 00:35

Kur vjen puna për botën e artit, Kylie di t’i bëjë të gjitha, absolutisht të gjitha! Ose të paktën kjo është ajo që pretendon mamaja e saj 59 vjeçare, Kris Jenner. Kris, e cila ndër të tjera menaxhon edhe karrierën e vajzës së saj 17 vjeçare, deklaron se Kylie është shumë e talentuar në muzikë dhe beson se ka atë që duhet për t’u bërë e suksesshme në këtë fushë.

Në klipin e një episodi të ardhshëm të spektaklit reality “Keeping Up with the Kardashians” matriarkja e familjes diskuton vendimin e Kylie për të marrë leksione kënge së bashku me motrat e saj më të mëdha, Kendall dhe Khloe, duke komentuar se që tani ajo tingëllon e mrekullueshme kur këndon në shtëpi.

Më parë është bërë publike se Kylie, e cila po frekuentohet me reperin Tyga, ka marrë leksione muzike në mënyrë secrete nga mësuesi i Willow Smith, Tim Carter, që nga gushti i kaluar pasi dëshiron të bëhet një yll i popit. Por, kur bukuroshen e krahasuan me Katy Perry ajo i shpërfilli zërat duke thënë se nuk do që t’i ngjajë askujt, por vetëm vetes së saj.

Burime pranë saj shtuan se Kylie e mori këtë vendim për t’iu futur muzikës pasi kuptoi se në fushën e modelingut nuk mund të krahasohej me motrën e saj Kendall.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat