Alba përlotet për...

Mediale Vip

Alba përlotet për...

Më: 24 maj 2015 Në ora: 19:59

Banorët kanë dalë të gjithë në oborr me përjashtim të Albës. Alba ndodhet e vetme në dhomën e gjumit. Ajo qëndron aty për disa minuta me radhë. Duket se Alba është në momentet e saj të mallit. Ajo mban në dorë arushin e Diedonit dhe i merr vazhdimisht erë. Alba qëndron me sy mbyllur por kuptohet se është në një gjendje emocionale pasi përlotet.

Alba vazhdon që të qëndrojë e vetme në dhomën e gjumit, ndërsa banorët e tjerë bisedojnë të gjithë bashkë në oborr. Fillimisht ata janë të përfshirë shumë në bisedë saqë nuk e vënë re mungesën e Albës. Mirëpo me kalimin e minutave banorët e tjerë vënë re që Alba ka një kohë të gjatë që nuk është duke lëvizur nëpër shtëpi.

Teksa banorët kërkojnë Albën, ajo ka shkuar në dhomën e rrëfimit. Mesa duket ky është një nga momentet kur banorët kanë nevojë të flasin me dikë e të rrëfejnë atë çka ndjejnë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat